Site icon PrishtinaPress

Stojkoviq vendosi lule në Prekaz, Vuçiq: Policia ta bëjë punën e tyre

epa10546899 Serbian President Aleksandar Vucic speaks during a press conference with Greek President in Belgrade, Serbia, 28 March 2023. President Sakellaropoulou is on an official visit to Serbia. EPA-EFE/ANDREJ CUKIC

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka deklaruar se pas homazheve që Çedomir Stojkoviq, avokati i politikanit serb, Nikolla Sanduloviq, bëri në Prekaz, pranë varrit të Blerina Jasharit, i takon prokurorëve dhe policisë që të bëjnë punën e tyre.

Kështu tha ai teksa është pyetur se a do të arrestohet Stojkoviq pas vendosjes së luleve të varri i Blerinës.

“Kushdo që vendos lule mbi varret e fëmijëve shqiptarë do të ketë turp të përjetshëm publik për këtë, dhe kjo është futja e fytyrës në baltë, për të cilën prokuroria dhe policia duhet të bëjnë punën e tyre”, është shprehur Vuçiq, videon e të cilit e ka shpërndarë vetë avokati serb.

Stojkoviq, i cili bërë homazhe të enjten në Prekaz te varrezat e familjes Jashari, ka deklaruar se ndihet më i sigurt tani në Kosovë sesa në Serbi nën udhëheqjen e presidentit serb, Aleksandër Vuçiq.

“Në asnjë moment nuk kam ndier frikë e as nuk do të ndjej, duke pasur parasysh multietnitetin e Kosovës sot dhe nivelin e të drejtave të njeriut që qeveria e ka arritur, unë ndihem më i sigurt në Kosovë, siç ndihem tani në Serbi nën Aleksandër Vuçiqin”, ka deklaruar ai në Debat Plus.

Ai ka deklaruar se nuk ka aspak frikë të kthehet në Serbi dhe ndjehet krenar për atë që ka bërë në Kosovë.

“Ne nuk e kemi atë luksoz që të frikësohemi, e kemi detyrim të lëvizim tutje pavarësisht frikës, do të doja që mentaliteti në Ballkan të ndryshojë në këtë mënyrë, duke mos më pyetur se a kam frikë, pra të më pyes se a krenohem për atë që kam bërë, dhe unë krenohem”, ka deklaruar tutje ai.

Po ashtu, ai i pyetur nëse ka frikë se do t’i ndodhë e njëjta gjë sikur klientit të tij, i cili u rrah dhe u kërcënua nga policia sekrete serbe, ai tha “Le të më rrahin edhe mua, le ta kuptojnë regjimin e Vuçiqit”.

Ai ka shtuar se në momente të caktuara ka marrë kërcënime se diçka do të ndodhë me familjen e tij, por jo për shkak të qasjes së tij me Kosovën, por me Rusinë.

Exit mobile version