Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka përkujtuar ish-presidentin Ibrahim Rugova në 18 vjetorin e vdekjes së tij.
Krasniqi në një postim në Facebook, ka thënë se vizioni i Rugovës për orientimin euro-atlantik të Kosovës duhet vlerësuar çdoherë, shkruan Gazeta Insajderi.
“Në 18 vjetorin e vdekjes së ish-presidentit Ibrahim Rugova, kujtojmë dhe nderojmë figurën e tij dhe angazhimin e gjatë politik për shtet të pavarur dhe sovran”, thuhet në postimin e tij.
“Vepra intelektuale dhe politike e Dr. Ibrahim Rugovës ka lënë gjurmë në historinë e popullit tonë dhe si e tillë mbetet e veçantë, si një kontribut i çmuar në arritjen e qëllimeve tona për liri dhe pavarësi”, thuhet tutje në postimin e Krasniqit.