Shoqata për Teknologji të Informacionit dhe të Komunikimit të Kosovës (STIKK), zgjodhi anëtarët e rinj të Bordit në mbledhjen e Kuvendit ku morën pjesë 43 kompani anëtare.
Anëtarët e sapozgjedhur të Bordit janë përfaqësues të kompanive të njohura në industrinë e teknologjisë në Kosovë.
Anëtarët e bordit të STIKK janë:
Ermal Sadiku nga kompania LinkPlus IT
Zana Tabaku nga kompania Appdec
Vigan Budima nga kompania Asseco SEE
Faton Selishta nga kompania KUTIA
Fatos Gacaferi nga kompania Nettxio
Alban Sahiti nga kompania Tenton
Kujtim Kryeziu nga kompania Sentry Cyber Security
Benjamin Kolenovic nga kompania Growzillas
Celik Nimani nga kompania Frakton part of Kin + Karta
Kryetar i Bordit të STIKK-ut është zgjedhur Ermal Sadiku dhe nënkryetare Zana Tabaku.
Anëtarët e sapozgjedhur të Bordit sjellin përvojë dhe ekspertizë të pasur në STIKK, dhe ata janë të përkushtuar për avancimin e industrisë së TIK-ut në Kosovë.
Ermal Sadiku, kryetar i sapozgjedhur i Bordit, theksoi rëndësin e unitetit të STIKK-ut dhe shprehu angazhimin e tij për të marrë përgjegjësinë për këtë pozitë.
“Qëllimi ynë është të shtyjmë përpara çështje të rëndësishme me qeverinë dhe për të forcuar marrëdhëniet tona me agjencitë ndërkombëtare. Ne gjithashtu do të punojmë drejt mbrojtjes së interesave të kompanive tona anëtare dhe promovimit të teknologjisë si industri për rininë në Kosovë.”, deklaroi Sadiku.
STIKK falënderon anëtarёt e mëparshme të bordit për punёn dhe kontributin e tyre dhe urojnë suksese anëtarёve të rinj të bordit në detyrat e tyre. Bordi do të punojë për të përfaqësuar interesat e sektorit të TIK-ut në Kosovë, për të promovuar inovacionin, për të nxitur bashkëpunimin dhe për të avokuar për politika dhe iniciativa të favorshme që do të kontribuojnë në avancimin e industrisë së TIK-ut në vend.
Shoqata e TIK-ut të Kosovës (STIKK) është shoqata udhëheqëse që përfaqëson sektorin e teknologjisë së informacionit dhe komunikimit (TIK) në Kosovë. Misioni i STIKK-ut është të promovojë dhe avancojë industrinë e TIK-ut në Kosovë, të nxisë inovacionin dhe të avokojë për politika dhe iniciativa të favorshme që do të mundësojnë rritjen e sektorit të TIK-ut dhe do të kontribuojnë në zhvillimin ekonomik të Kosovës.
STIKK ofron një platformë që bashkon liderët e teknologjisë për t’u lidhur dhe bashkëpunuar me njëri-tjetrin dhe mbështet me entuziazm anëtarët që shtyejnë kufijtë e teknologjis. STIKK gjithashtu organizon aktivitete dhe ngjarje të ndryshme për të promovuar dhe ngritur kapacitetet e sektorit të TIK, siç janë KosICT Technology Festival, Dita Ndërkombëtare e Vajzave në TIK, Barometri IT i Kosovës etj.