Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, e ka emëruar Bekim Qokun, këshilltar të jashtëm politik Për marrëdhëniet me Republikën e Maqedonisë së Veriut.
Kështu bëhet e ditur në njoftimin e Kryeministrisë.
“Kryeministri Kurti i uroi z.Qoku suksese në detyrën dhe përgjegjësitë e reja, në funksion të zgjerimit dhe thellimit të bashkëpunimit me Maqedoninë e Veriut”, thuhet në njoftim.