Site icon PrishtinaPress

Spanja: Kosova mund të anëtarësohet në BE, vetëm si rajon i Serbisë

Madrid nuk heq dorë nga qëndrimi i saj se Kosova po bllokon eurointegrimin, shkruan “Novosti” dhe deklaron se Spanja do të pajtohet me anëtarësimin e Kosovës në BE, por vetëm si rajon i Serbisë.

Qëndrimi i Madridit, sipas “Novosti”, është se Kosova mund të jetë pjesë e Bashkimit Evropian vetëm si një administratë e veçantë brenda Serbisë. Në këtë kuptim, spanjollët kanë vënë në drejtim të BE-së, jo vetëm një vërejtje me shkrim, por shumë vërejtje të tjera.

Kjo është konfirmuar nga Ministria e Punëve të Jashtme spanjolle, raporton “b92”.

“Pozicioni i Spanjës për mosnjohjen e deklaratës së shpallur në mënyrë të njëanshme të pavarësisë së Kosovës bazohet në mbrojtjen e parimeve të integritetit territorial të shteteve, respektimit të së drejtës ndërkombëtare dhe sundimit të ligjit”, sipas Zyrës të Marrëdhënieve me Publikun e Ministrisë të Punëve të Jashtme të Spanjës, transmeton Periskopi.

“Novosti” gjithashtu deklaron se situata me Kataloninë ka forcuar përgjithmonë qëndrimin e Spanjës ndaj Kosovës.

Madridi nuk dëshiron të dëgjojë ndonjë precedent, sepse mund të përdoret, ndër të tjera, nga disa rajone të saj.

Pas referendumit mbi pavarësinë e Katalonjës dhe vlerësimin e Komisionit Evropian që nuk mund të krahasohet me Kosovën, sepse Spanja është në BE dhe Serbia nuk është – qeveria spanjolle ka përgatitur një letër proteste në Bruksel.

 

Exit mobile version