Site icon PrishtinaPress

1 shkurti rreth e rrotull botës, në Shqipëri hyri në fuqi sistemi republikan qeverisës

Shkurti, një muaj që ka më pak ditë se muajt e tjerë të vitit ka ngjarje të rëndësishme.
Gazeta Express, ka renditur më posht ngjarjet, vdekjet dhe lindjet që kanë ndodhur me 1 shkurt ndër vite.

1814 – Libri i Lord Bajronit, “Corsair” (Kusari) shitet 10 mijë kopje ditën e parë të publikimit. Libri është tregim në vargje mbi kusarin Konrad; në rini i refuzuar nga shoqëria për sjelljet dhe veprimet e tij. Kur rritet, ai i shpall luftë njerëzimit (me përjashtim të grave). Opera “Il Corsaro” nga Giuseppe Verdi, “overtura Le Corsaire” nga Hector Berlioz dhe baleti “Le Corsaire” nga Marius Petipa bazohen në këtë poemë, që Bajroni e shkroi duke e ndarë në këngë (siç kishte bërë Dante me Komedinë Hyjnore).

1835 – Mauiritania shfuqizon skllavërinë.

1865 – Dita e Lirisë – Presidenti amerikan Abraham Lincoln nënshkruan Amendamentin e Trembëdhjetë të Kushtetutës së Shteteve të Bashkuara që ndalon skllavërinë dhe robërinë e pavullnetshme, përveç si masë dënimi për një krim.

1884 – Publikohet vëllimi i parë i fjalorit (nga A në Ant) anglisht të Oksofordit (Oksford’s English Dictionary – OED. Sot ky fjalor përbehet nga 20 vëllime me më shumë se 600 mijë fjalë të provuara në ekzistence para më shumë se 1 mijë vjetëve. OED nuk përfshin çdo fjalë të anglishtes, dhe nuk i heq nga përmbajtja fjalët që zëvendësohen të reja. OED kushton mesatarisht 3 mijë dollarë. Parë vetëm nga një vështrimi I zhvillimit, rëndësia e një fjalori të tillë qëndron jo në numrin e fjalëve, as sa shtrenjtë shitet, por në faktin se si pas-ardhësit trajtojnë punën e para-ardhësve dhe vazhdojnë pasurimin me fjalë ose me hapjen e një udhe të filluar prej tyre.

1906 – SHBA – Përfundon ndërtesa e burgut të parë federal, në Leavenëorth, Kansas. Burgjet federale, sot rreth 130 të tilla, menaxhohen nga Byroja Federale e Burgjeve, degë e Departamentit të Drejtësisë. Në këto burgje dërgohen vetëm persona të dënuar për shkelje të ligjeve federale, sepse çdo shtet ka burgjet e veta.

1925 – Shqipëri – Hyri në efekt sistemi republikan i qeverisjes, me një kabinet shumë pak ndryshe nga ai i mëparshmi; Ahmet Zogu merr përsipër postin e presidentit kombinuar me rolin e kryeministrit, duke u bërë njëkohësisht kryetar i Shtetit dhe kryetar i Qeverisë; Myfid Libohova merr Ministrinë e Jashtme, krahas asaj të Financave. Reforma e parë ishte shpërndarja e ushtrisë, eliminimi i Ministrisë së Luftës, zëvendësimi i saj me një Komandë të Përgjithshme. Disa historianët thonë se me këtë hap, Zogu hakmerrej ndaj ushtarakëve që kishin marrë pjesë në “Revolucionin e Qershorit” përkrah Fan Nolit; gjithashtu kjo shihet si masë paraprake kundër zhvillimeve të ngjashme në të ardhmen; dhe si vendosje e një kontrolli të plotë të drejtpërdrejtë; pak nga pak, republika e shpallur parlamentare po shndërrohej në autokraci e monarki.

1942 – Radio Zëri i Amerikës (Voice of America, VOA) fillon transmetimin e programeve për zonat e kontrolluara nga fuqitë e Boshtit. Transmetimi i parë ishte gjermanisht; “Stimmen aus Amerika” (Zëra nga Amerika) u hap me muzikën e Himnit të Republikës dhe pastaj spikeri tha: “Sot, dhe çdo ditë nga tani e tutje, ne do të jemi me ju nga Amerika për të folur për luftën ….lajmi mund të jetë i mirë apo i keq për ne – ne gjithmonë do t’ ju themi të vërtetën”. Nga fundi i luftës, Zëri i Amerikës i kishte zgjeruar transmetimet në 40 gjuhë (shërbimi shqip u krijua më 8 maj 1943).

1946 – Trygve Lie i Norvegjisë bëhet i pari Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara.

1946 – Parlamenti i Hungarisë heq monarkinë pas 9 shekujsh, dhe shpall Republikën hungareze.

1951 – Industrialisti gjerman Alfred Krupp dhe 28 kriminelë të tjerë të luftës lirohen nga burgu. Alfried Felix Alëyn Krupp von Bohlen und Halbach (1907-1967), shpesh i referuara si Alfried Krupp – biznesmen, sipërmarrës, konkurrent në garat e Olimpike me jahte Olimpike – ishte anëtar i familjes Krupp, e shquar në industrinë gjermane që nga fillimi i shekullit të 19-të. Alfredi u dënua pas Luftës së Dytë Botërore për krime kundër njerëzimit për mënyrën se si ai kishte operuar fabrikat e tij në shërbim të nazizmit. Krupp kreu tre vjet burg, dhe u fal me anë të një amnistie.

1978 – Regjisori polako-amerikan Roman Polanski përfiton nga lirimi me kusht dhe ikën nga Shtetet e Bashkuara në Francë, duke iu shmangur dënimit; ai kishte pranuar më pare fajësinë ndaj akuzave për marrëdhënie seksuale me një vajzë 13 – vjeçare.

1979 – Revolucioni Islamik: Ayatollah Ruhollah Khomeini kthehet në Teheran, Iran pas gati 15 vjetësh në mërgimi.

2002 – Daniel Pearl, gazetar amerikan dhe shefi i byrosë së gazetës “Ëall Street Journal” në Azinë Jugore, i rrëmbyer më 23 janar 2002 në Pakistan, gjendet me kokë të prerë e trup të gjymtuar.

2003 – Anija amerikane Columbia për vajtje ardhje në hapësirë shpërthen, digjet, shpërbëhet gjatë rihyrjes në atmosferën e Tokës, duke vrarë shtatë astronautët në bord. Copat e saj ranë në një territor të gjërë nga Teksasi në Louisiana. Inspektimet treguan se Anija, që ndodhej në fluturimin e saj të 28-të, kishte patur nevojë për zëvendësimin e pllakave izoluese para se të nisej për mision.

 

Exit mobile version