Kuvendi komunal i Gjilanit do të mbajë sot nga ora 10:00 mbledhje të jashtëzakonshme.
Pikë e rendit të ditës është “propozimi vendimi për shpalljen e interesit publik për pronat në ZK Shillov për nevoja të varrezave të reja të Qytetit të Gjilanit.
Ndërkohë, kryetari i Gjilanit Alban Hyseni ka ftuar asamblistët e Gjilanit që pa inate politike të votojnë lokacionin e ri të varrezave të qytetit
Ai ka treguar se me grupin e Lëvizjes Vetëvendosje në Kuvendin Komunal të Gjilanit kanë grumbulluar nënshkrime për një seancë të jashtëzakonshme.
Kreu i Gjilanit kërkoi që lokacioni i varrezave të votohet pa dallime partiake.
“Pas grumbullimit të nënshkrimeve të nevojshme për thirrjen e një Seance të Jashtëzakonshme për votimin e lokacionit të ri të varrezave të qytetit, u bëj thirrje publike asamblistëve të të gjitha partive politike të KK-Gjilan, të mobilizohen e të votojnë lokacionin e ri, zgjidhje kjo për 100 vitet e ardhshme. Është koha të veprojmë në të mirë të komunitetit, pa dallime politike”, ka thënë ai.