Policia në Uglarë ka ndaluar të dielën një veturë me targa serbe e cila dyshohet se është futur në territorin e Kosovës duke iu shmangur pikë kalimeve të rregullta kufitare.
Sipas policisë, shoferi i veturës është kosovar, ndërsa brenda saj ishte edhe një pasagjer serb.