Drejtori i misionit të USAID-it James Hope, i shoqëruar nga Drejtori i Institutit Demokratik Kombëtar në Kosovë Alexander Chavarria, do të flasë në ceremoninë e mbylljes së Javës së Grave 2017.
Java e Grave është një eveniment vjetor mbarëkombëtar i cili filloi në vitin 2012 si një pilot-projekt i NDI i mbështetur nga USAID-i.
Ai tubon një grup ndëretnik prej më shumë se 100 gra përfaqësuese të partive politike, shoqërisë civile, biznesit, medieve dhe komunitetit akademik.
Sivjet, tema e Javës së Grave është Deshifrimi i Integrimeve Europiane, ndërsa për herë të parë në të janë përfshirë edhe rreth 20 liderë meshkuj.
Pjesëmarrësit në këtë program njëjavor vijnë nga të gjitha segmented e shoqërisë me qëllim të rrjetëzimit dhe avancimit të shkathtësive të lidershipit, të folurit publik, dhe politikë-bërjes.