Instituti Kosovar për Kërkime dhe Zhvillim të Politikave (KIPRED) organizon një tryezë të rrumbullakët lidhur me monitorimin e sektorit të sigurisë së Kosovës në të cilën do të prezantohen dhe diskutohen të gjeturat e monitorimit të përmbledhura në edicionin e gjashtë të Observerit të Sektorit të Sigurisë së Kosovës.
Në një punim të veçantë të analizës së politikave publike, OSSK-ja trajton, po ashtu, edhe mundësitë për ndërtimin e masave të mirëbesimit në fushën e sigurisë midis Kosovës dhe Serbisë, si dhe prezanton rezultatet e hulumtimit të opinionit publik lidhur me besimin sa i përket çështjeve të sigurisë, në institucionet përkatëse qeveritare dhe në krerët e tyre, si dhe në komisionet përkatëse parlamentare.
Ky projekt është financuar nga projekti Promovimi i Shoqërisë Demokratike (DSP) – i financuar nga Zyra Zvicerane për Bashkëpunim në Kosovë (SCO‐K) dhe menaxhuar nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF).