Site icon PrishtinaPress

Sot mblidhen pesë komisione parlamentare

Gjatë ditës së sotme në Kuvendin e Kosovës do të kenë mbledhje pesë komisione parlamentare.

-Komisioni për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti dhe Industri mban dëgjim publik lidhur me Projektligji për automjete. (Ndërtesa e Kuvendit, salla S-I, ora 11:00)

-Mbahet mbledhja e Komisionit për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrjen e Forcës së Sigurisë së Kosovës, në të cilën do të behët shqyrtimi i Projektligjit për legalizimin e armëve dhe dorëzimin e armëve të vogla dhe të lehta, municionit dhe mjeteve eksplozive. (Ndërtesa e Kuvendit, salla S-II, ora 11:00)

-Ministrja për Dialog, Edita Tahiri raporton para Komisionit për Punë të Jashtme. (Ndërtesa e Kuvendit, salla S-II, ora 13:00)

– Mbahet mbledhja e Komisionit për të Drejtat Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione, në të cilën do të behët shqyrtimi i Projektligjit për mbrojtjen e fëmijës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 302, ora 13:00)

-Ministri i Ministrisë së Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj raporton para anëtarëve të Komisionit për Punë të Jashtme, lidhur me raportet Kosovë – Serbi. (Ndërtesa e Kuvendit, salla S-II, ora 14:30).

Exit mobile version