Site icon PrishtinaPress

Shtatë vendet më të ftohta në botë (Foto)

Temperatura

Temperatura më e ulët e vëzhguar ndonjëherë është matur në stacionin kërkimor rus Vostok, në Antarktidë, më 21 korrik 1983 dhe ka arritur në – 89.2 gradë Celsius.

Më poshtë janë 7 vendet më të ftohta në botë:

Verkhoyansk

Verkhoyansk është i vendosur në një distancë prej 2400 km në jug të Polit të Veriut dhe temperatura mesatare këtu në muajin janar është -45,7 gradë Celsius. Në 1892, banorët kanë matur temperaturën më të ulët, e cila ka arritur deri në -67.7 gradë Celsius.

Oymyakon

Vendin më i ftohtë i banuar në botë është Oymyakon, një qytet që ndodhet në verilindje të Rusisë. Atje temperatura mesatare gjatë muajit janar është -50 gradë Celsius.

Yakutsk

Yakutsk është i njohur si një nga vendet më të ftohta në Tokë jashtë Antarktidës. Temperatura shkon nën zero në shtator dhe rritet në maj. Temperatura mesatare në janar arrin -37 gradë celsius, kurse më e ulta është regjistruar -63 gradë.

Snag

Fshati Snag ndodhet në territorin e Yukon. Më 3 shkurt 1947 temperatura arriti në -63 gradë Celsius. Kjo është temperatura më e ulët e regjistruar në Amerikën e Veriut.

Barrow

Barrow është një qytet verior në SHBA, me 4581 banorë. I vendosur në një distancë prej 2.000 km në jug të Polit të Veriut dhe 515 km në veri të Rrethit Arktik, ai ka dimra shumë të ftohtë dhe me erë. Temperatura rritet vetëm në qershor dhe pastaj arrin një maksimum prej vetëm 5 gradë Celsius.

Ulaanbaatar 

Ulaanbaatar në Mongoli konsiderohet si kryeqyteti më i ftohtë i botës. Ajo është i vendosur në stepat mongoliane prej rreth 1300 metra mbi nivelin e detit. Këtu temperaturat nuk rriten mbi -16 gradë Celsius, transmeton tiranaobserver.

Fraser

Ky fshat shtrihet 3000 metra mbi nivelin e detit dhe kjo ka një popullsi rreth 910 njerëz. Temperatura mesatare vjetore këtu është 0 gradë Celsius, dhe madje edhe në qershor, ajo është nën zero.

Exit mobile version