Site icon PrishtinaPress

Sonte derbi i zjarrtë “Della Madonnina”, Inter apo Milan?

Sot zhvillohet derbi i zjarrtë “Della Madonina” mes Interit dhe Milanit.

Ndeshja luhet me fillim nga ora 20:45 në “Giuseppe Meazza” dhe është e vlefshme për javën e pestë të Serie A.

“Nerazurrët” e kanë nisur pak më mirë sezonin ku në katër ndeshje ka dy fitore e dy barazime.

Ndërsa, Milani fitoren e parë e ka arritur tek në javën e fundit, krahas dy barazimeve e një humbje.

Dy skuadrat e qytetit të modës në mesjavë kanë luajtur në Ligën e Kampionëve me Interin që mori barazim ndaj Manchester City, kurse Milani u mposht në shtëpi nga Liverpooli.

Në gjashtë derbit e fundit Interi i ka fituar të gjithë, kurse fitorja e fundit e Milanit ka qenë në vitin 2022.

Exit mobile version