Site icon PrishtinaPress

26 vjetori i rënies së Xhevë e Fehmi Lladrovcit, Haradinaj: Para nderin të jem me ta në Betejën e Qafë Mullarit

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka kujtuar Xhevë dhe Fehmi Lladrovcin në njëzet e gjashtë vjetorin e rënies heroike të tyre, për çka edhe kujtoi betejën e Qafë Mullarit ku kishte qenë me ta; ditë kjo kur dëshmorë kishte rënë edhe vëllau i tij, Luan Haradinaj.

Fehmi dhe Xhevë Lladrovci, themeltarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, janë shembull i pastër i idealit të luftëtarëve të lirisë. Ata u përballën bashkë me çdo sfidë, duke qëndruar të palëkundur deri në rënien e tyre heroike. Pata nderin që me Fehmiun e Xhevën të jemi bashkë në shumë momente kyçe të luftës për lirinë e Atdheut. Një prej këtyre momenteve ishte beteja e Qafë Mullarit, në ditën që ra Luani. Fehmiu dhe Xheva vazhduan me guxim luftën çlirimtare, duke qenë shtyllë e saj deri në rënien heroike, në vendin e tyre të dashur, në Drenicë”, tha Haradinaj

Exit mobile version