Home Baner Skenderaj do të vazhdojë t’ua mbulojë familjeve shërbimin e varrimit

Skenderaj do të vazhdojë t’ua mbulojë familjeve shërbimin e varrimit

Komuna e Skenderajt do të vazhdojë të mbulojë financiarisht shërbimin e varrimit për familjet në të gjithë territorin e komunës.

Këtë e ka bërë të ditur kryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku, i cili njoftoi se ka nënshkruar Memorandum Bashkëpunimi me kryetarin e Këshillit të Bashkësisë Islame në Skenderaj, Ibrahim Hoti.

Sipas Lushtakut, marrëveshja parasheh vazhdimin e mbulimit financiar të këtij shërbimi edhe në vitet e ardhshme, me synim lehtësimin e barrës për familjet në momentet e humbjes së një anëtari.

“Si institucione e kemi për obligim t’u gjendemi pranë qytetarëve atëherë kur kanë më së shumti nevojë, si përgjegjësi, por edhe respekt për çdo familje të Skenderajt”, shkroi Lushtaku në Facebook.

Exit mobile version