Shyqri Sadiku, kryetar i Sindikatës së Punëtorëve të “Trepçës”, si dhe njëherësh anëtar i Bordit Mbikëqyrës të “Trepçës”, është i vetmi anëtar që edhe më tutje po vazhdon ta kundërshtojë fuqishëm Draftstatutin e “Trepçës”. Ai po këmbëngul që në të futet njohja e stazhit të viteve ’90-ta, pensioni familjar, pensioni i parakohshëm, por një gjë të tillë po e kundërshtojnë anëtarët tjerë të këtij Bordi.
Në fillim ishin ankuar se autoritetet serbe po pengojnë formimin e Bordit Mbikëqyrës të “Trepçës”, pas formimit të tij janë pikërisht përfaqësuesit e punëtorëve që tashmë po e mbajnë peng gjigantit metalurgjik “Trepça”.
Shyqri Sadiku, kryetar i Sindikatës së Punëtorëve të “Trepçës”, si dhe njëherësh anëtar i Bordit Mbikëqyrës të “Trepçës” është i vetmi anëtar që edhe më tutje po vazhdon të kundërshtojë fuqishëm Draftstatutin e “Trepçës”, shkruan Zeri
Ai po këmbëngul që në të futet njohja e stazhit të viteve ’90-ta, pensioni familjar, pensioni i parakohshëm, por një gjë të tillë po e kundërshtojnë anëtarët tjerë të këtij Bordi. Këta të fundit po vazhdojnë të insistojnë se kërkesat e sindikalistëve duhet të trajtohen nga Qeveria e Kosovës njëjtë sikurse për institucionet tjera, por jo të futen në statut.
Madje jozyrtarisht anëtarë të Bordit Mbikëqyrës thonë se kërkesat e sindikalistëve janë të motivuara politikisht dhe janë duke dëmtuar në masë të madhe zhvillimin e këtij gjiganti metalurgjik.