Site icon PrishtinaPress

Komuna e Prishtinës fillon ndërtimin e një rruge lagjen Kalabria

Komuna e Prishtinës me një njoftim zyrtar ka thënë se shumë shpejt do të fillojë ndërtimi i një rruge të re në kryeqytet.

Bëhet fjalë për ndërtimin e rrugës së re në lagjen Kalabria, rrugë kjo drejt dy objekte të rëndësishme që do të ndërtohen në këtë lagje.

Përmes kësaj rruge, objekti për fëmijët me Down Syndrome dhe ata me Autizëm që do të ndërtohet nga TIKA, si dhe çerdhja e re e lagjes që do të ndërtohet nga Komisioni Evropian, do të kenë qasje në rrugën kryesore afër stacionit të autobusëve.

 

Exit mobile version