Site icon PrishtinaPress

Shtyhet seanca për rastin e vrasjes Oliver Ivanoviqit

Seanca për rastin e vrasjes së udhëheqësit të Nismës Qytetare “Liria, Demokracia, Drejtësia” (SDP), Oliver Ivanoviq,  është shtyrë sërish.

“Seanca për rastin e vrasjes së Oliver Ivanoviqit e planifikuar që të mbahet nesër në departamentin special të Gjykatës Themelore ne Prishtine është shty dhe nuk do te mbahet, shqyrtimi gjyqësor në këtë rast do të vazhdojë me datën 17 Shtator”, ka konfirmuar avokati i rastit Musa Damati.

Të akuzuarit në këtë rast janë Marko Roshiq, Nedelkjo Spasojeviq, Dragisha Markoviq, Zharko Jovanoviq, Silvana Arsoviq dhe Rade Basara.

Nënkryetarja e SDP-së, Ksenija Bozhoviq, kishte deklaruar se nuk do të heqë dorë nga kërkesa për të hetuar plotësisht vrasjen e udhëheqësit të tyre.

Ajo përsëriti se vrasja e Ivanoviqit ishte e një natyre politike.

Oliver Ivanoviq u vra më 16 janar 2018, me gjashtë të shtëna në shpinë, përpara lokaleve të partisë së tij në Mitrovicën e Veriut.

Exit mobile version