Site icon PrishtinaPress

Shpendi për ‘Beer Fest’: Mos e lidhni me fe apo terrorizëm

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti nëpëmrjet një postimi në “Facebook” ka reaguar për anulimin e “Beer Fest”. Ai thotë se i pranon kritika për anulimin e beerfest, mirëpo jo edhe kritikat për mosveprim pas incidenteve të shumta.
“Shumica e kanë lidhur me fe, terorrizem frike e guxim por në fakt situata ka qenë më e thjeshtë se kaq. Numri i madh i njerëzve në atë hapësirë sheshi ka ekspozuar probleme të cilat nuk i kemi menduar më parë. Largimi i shumë njerëzve ne fyte të ngushta ka shkaktuar probleme nga stampedot e mundshme”, ka shkruar ai, transmeton Indeksonline
Postimi i plotë
Më para i pranoj qindra kritika për anulimin e beerfest sonte dhe nesër se sa kritika për mosveprim pas incidenteve të shumta.
Shumica e kanë lidhur me fe, terorrizem frike e guxim por në fakt situata ka qenë më e thjeshtë se kaq. Numri i madh i njerëzve në atë hapësirë sheshi ka ekspozuar probleme të cilat nuk i kemi menduar më parë. Largimi i shumë njerëzve ne fyte të ngushta ka shkaktuar probleme nga stampedot e mundshme. Si dhe hapësira e lirë e sheshit ka pamundësuar kontrollin e moshes posaqerisht gjatë shitjes së birrave.
Ne nuk kemi polici komunale, dhe kur kemi vlerësuar se nuk jemi në gjendje ta garantojmë sigurine nga ekspozime si rasti i mbrëmshëm atëherë kemi anuluar deri në një rast tjeter te organizimit më të mirë në ndonjë vend tjetër. Mbrëmë kam pranuar dhjetëra thirrje nga prindër e familjarë tē brengosur për sigurinë dhe skenat nga ikja. Kur nuk kemi mekanizma të sigurisë, preventiva është mjeti i vetëm.
Andaj ju kisha lut mos e ktheni as në fitore apo humbje të lirisë, birres, fesë apo terrorizmit. As nënshtrim ndaj frikes. Veçse masë preventive për siguri. Mos ndjellni fatalitet, pesimizem e beteja të paqena përmes beerfestit.
Më mirë qindra kritika sot se ngushëllime nesër. Uroj shërim të shpejtë të gjithë të lënduarve mbrëmë. Po ashtu falenderoj organizatorët për bashkëpunimin dhe mirëkuptimin./PrishtinaPress.eu/

Exit mobile version