Kryeministri i Republikës, Isa Mustafa ka apeluar përfaqësuesit e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, respektivisht deputetin Pal Lekaj, që të tregon territorin se ku ka humbur Kosova tokë prej Malit të Zi.
Sipas tij, deri sa nuk ka pergjigje, jeni përgjegjës për të pavërteta dhe mashtrime.
Postimi i plotë:
“Pali, me mirë do të ishte me dalë për gje e me i gjetë ku janë 8200 hektarët sesa me e prishë gjuhën. As më shumë as më pak, veç të tregoni cila komunë, cili fshat, cila zonë kadastrale e Kosovës u zvogëlua për 8200 hektarë. Deri sa nuk jepni pergjigje, jeni përgjegjës për të pavërteta dhe mashtrime. IM