Kreu i Agjencisë Kosovare për Inteligjencës, Shpend Maxhuni, ka raportuar për rreth dy orë para Komisioni për Mbikëqyrjen e AKI-së.
Nënkryetarja e këtij komisioni, Ganimete Musliu, tha se u informuan në detaje për punën e kësaj agjencie, si dhe për vrasjen që ndodhi brenda këtij institucioni.
Musliu nuk pranoi të jap më shumë informata për rastin në fjalë, pasi tha që me të do merren prokuroria dhe nuk dëshirojnë të thonë diçka që mund të ndikojë në hetime.
Sipas saj rasti në fjalë është shumë i rëndë, mirëpo nuk jemi i vetmi shtet që është përballur me probleme te tilla.
Musliu gjithashtu ka bërë të ditur se pavarësisht që patën paralajmëruar rekomandim për dorëheqjen e inspektorit të përgjithshëm, një gjë e tillë nuk do të bëhet.
Sa i përket sigurisë në Kosovë, ajo tha se është në nivel e nuk duhet shqetësuar.