Shkëlzen Gashi ka folur për zhvillimet në 20 vjetët e fundit në Kosovë. Thotë se janë të pakta gjërat e mira që kanë ndodhur në këtë periudhë. Sipas tij, ajo që i është bërë shtetit të Kosovës në këto 20 vjet, nuk i ishte bërë as nga regjimi serb.
Komentet Gashi i bëri në emisionin Pressing.
“Në shumicën e fushave jemi, jo më së keqi në rajon por më së keqi në Europë dhe ndoshta konkurrojmë edhe në botë”, thotë Gashi.
“As regjimi okupus kriminel serb në vitet e 90’ta nuk i ka bo çka i kemi bërë na për 20 vjet’, tha Gashi.
“Natyrisht, janë do hapa pozitiv e sene të mira që kanë ndodhur për këto 20 vjet, për shembull, një prej tyre është ajo e vitit 1999, dëbimi i trupave serbe prej Kosovës por unë konsideroj se kjo është më shumë meritë e bashkësisë ndërkombëtare, në fakt e Aleancës NATO dhe viti 2008, shpallja e pavarësisë e cila faktikisht është një deklaratë e shkruar prej përfaqësuesve të bashkësisë ndërkombëtare dhe e përkthyer dhe lexuar prej neve”, thotë Gashi.
“Ndoshta ka disa gjëra pozitive por unë e shoh si shumë të errët këtë’, theksoi ai.