Site icon PrishtinaPress

“Policia bashkëfajtore në vrasjen e grave”, vendosen grafite në Skenderaj pas vrasjes së Lirije Qerimit nga bashkëshorti

Vrasja e Lirije Qerimajt në Llaushë të Skenderajt, nga bashkëshorti i saj, ka nxitur reagime të shumta.

Së fundmi organizata joqeveritare Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist kanë vendosur disa grafitë në qytetin e Skenderajt.

“Burrat vrasin gratë, shteti hesht”, “Për gratë, as shtëpia nuk është vend i sigurtë”, Policia bashkëfajtore në vrasjen e grave”, janë disa nga grafitet që janë shkruar në muret e policës e tek hapësirat e tjera publike.

“Vrasja e Lirijes mund të ishte e parandalushme. E ndjera e kishte raportuar dhunën e bashkëshortit në stacionin policor në Skenderaj por përkundër kësaj vrasësi u la i lirë disa orë pas raportimit dhe marrjes në pyetje. Kjo në vazhdën e neglizhimit institucional të sigurisë së grave e shtypjes sistematike që shteti ua bënë atyre. Sikur Policia të intervenonte drejtë e të gjitha hallkat tjera shtetërore të mos dështonin në mbrojtjen e grave, drejtësia për Lirijen do të mund të arrihej sa të ishte ajo gjallë”, thuhet në njoftim.

Ndryshe për nesër në orën 12:00 është thirrur një protestë paqësore kundër vrasjes së grave. Protesta do të mbahet në Skenderaj.

Exit mobile version