Është shkarkuar Shemsi Hajrizi shefi i Task Forcës Kundër Korrupsionit në Policinë e Kosovës, shkruan Papraci.
Siç mëson Paparaci, shkarkimi i Hajrizit është bërë nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, me kërkesë të Ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.
Shkarkimi i Hajrizit është bërë të premten dhe ende nuk dihet nëse janë bërë edhe disa lëvizje të tjera në strukturën e policisë.
Paparaci i ka shkruar edhe Policisë së Kosovës lidhur me shkarkimin e Hajrizit, por që deri më tani të njëjtit nuk kanë kthyer përgjigje.
Hajrizi kishte ushtruar edhe detyrën e Drejtorit të Përgjithshëm të SHKK.