Site icon PrishtinaPress

Kryeministri i uron mirëseardhje shefit të ri të EULEX-it

Kryeminstri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka pritur sot në takim mirëseardhës shefin e ri të EULEX-it, Giovanni Pietro Barbano.

Së bashku biseduan për misionin e EULEX-it, përfshirë forcimin e rendit dhe ligjit.

Përgjatë takimit u bisedua gjithashtu edhe për zhvillimin e metutjeshëm rë Kosovës.

“Sot mirëprita kreun e ri të EULEX-it, Giovanni Pietro Barbano. Ritheksova vullnetin e qeverisë sonë për të bashkëpunuar ngushtë me misionin për forcimin e sundimit të ligjit, demokracisë dhe të drejtave të njeriut, si dhe për të kontribuar në zhvillimin e ardhshëm të Kosovës” shkroi Kurti.

Exit mobile version