Bordi i Përkohshëm i drejtorëve i KEK-ut, në mbledhjen e sotme ka marrë vendim për formimin e grupit punues për strategjinë 2020-2025 dhe ka shkarkuar nga detyra e pozitës së sekretarit të ndërmarrjes Lulzim Zeqiri.
Në pozitën e ushtruesit të detyrës së sekretarit është emëruar Nexhat Podrimaj.
Bordi i Përkohshëm i KEK-ut, aprovoi raportin vjetor të Auditimit të Pasqyrave Financiare për vitin 2019, raportin tremujor financiar janar-mars 2020.
Po ashtu, janë propozuar objektivat kryesore të Strategjisë së Ndërmarrjes dhe është marrë vendim për përgatitjen e Planit të veprimit për zbatimin e rekomandimeve të auditorit të jashtëm dhe të brendshëm.
Bordi i Përkohshëm i KEK-ut vendosi që të adresojë në organet e prokurorisë gjetjet e aksionarit të vetëm Qeverise në lidhje me shkeljet e identifikuara.