Site icon PrishtinaPress

SHBA sulmon ushtrinë siriane

Mediat amerikane njoftuan se forcat e ushtarake të ShBA-së lëshuan 50 raketa ndaj objektivave të ushtrisë siriane me qëllim shkatërrimin e arsenalit të armëve kimike.

Sulmi i fundit me armë kimike që ndodhi të martën në provincën Idlib të Sirisë solli pasoja tragjike dhe u kritikua ashpër nga mbarë komuniteti ndërkombëtar.

Presidenti amerikan Donald Trump u shpreh të mërkurën se sulmi me armë kimike kundër civilëve është një “fyerje për njerëzimin”, ndërsa theksoi se ShBA-ja dhe të gjithë aleatët e saj e dënojnë atë.

Sipas kreut amerikan, sulmi ka shkelur “shumë vija” dhe qëndrimi i tij ndaj presidenti sirian Asad ka ndryshuar shumë.

Exit mobile version