Sot në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari” do të organizohet ceremonia inauguruese e fluturimeve të kompanisë ajrore Wizzair.
Me këtë rast do të ketë të ftuar special dhe do të mbahet një koktej rasti për të shënuar fillimin e operimeve në tregun kosovar të një prej kompanive më të mëdha në Evropë që operon me kosto të ulët.
Para aterimit të aeroplanit të Wizzair në ANP “Adem Jashari” drejtori gjeneral i LKIA së bashku me përfaqësues të kompanisë ajrore Wizzair do ju drejtohen mediave për të shpalosur përkushtimin për shërbime të reja ajrore në dhe nga ANP “Adem Jashari”.