Ardian Bujupi çdo ditë po numëron suksese të reja në karrierë.
Këngëtari e cili e nisi karrierën në një talent shou në Gjermani, ka përmbyllur suksesshëm sezonin, shkruan lajmi.net.
Por, angazhimet e shumta duket që kanë bërë t’i përkeqësohet shëndeti atij, andaj edhe u detyra të shtrihet në spital.
Ardiani ka postuar një fotografi në llogarinë e tij në Instagram, ku shfaqet duke u mjekuar.
Kujtojmë që projekti më i suksesshëm i këtij këngëtari gjatë këtij viti ishte “Çika çika”, në duet me Xhensila Myrtezajn. /Lajmi.net/