Site icon PrishtinaPress

Seanca nis me vonesë, Konjufca kërkon falje

Seanca e sotme e para për sesionin vjeshtor e Kuvendit të Kosovës, ka nisur 30 minuta me vonë.

Me këtë shkak, kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, ka kërkuar falje nga deputetët.

“Ju kërkoj ndjesë për vonesën sepse po e shënoja Ditën Ndërkombëtare të Demokracisë”, tha ai./Prishtinapress/

Exit mobile version