Site icon PrishtinaPress

Schengen Visa nuk ndalet: Lansohet episodi i ri “Pasojat”

Kushtet e vështira nuk e ndalin serialin e dashur Schengen Visa. Edhe pse të mbyllur, ata kanë arritur të gjejnë një mënyrë që të vazhdojnë episodet, pa i ndalur ndodhitë qesharake me të cilat jemi mësuar çdo të diel.

Episodi i ri i Schengen Visa i quajtur “Pasojat” na shfaqë ekipin e ambasadës të ngujuar në shtëpitë e tyre. Të gjithë përpos Nëntorit, i cili ende është në ambasadë.

Schengen Visa në episodin 51 fillon me një mbledhje online të caktuar nga Xhejmsi. Ai kërkon nga stafi që të mos flasin dhe ta dëgjojnë, ku jep këshilla, lajme e vërejtje.

Më pas shohim Nëntorin, i cili gjendet jashtë, duke biseduar me Lirijën. Ajo i kërkon Nëntorit ta pastrojë ambasadën dhe për këtë e paguan. Ndërkohë Nëntori gjen zgjidhje me një kompani të dezinfektimit, të cilët ia kryejnë punën me përsosmëri.

Ibra, nga malli për të dashurën e tij Lulen, shihet në veturë duke u nisur për Vranidoll, fshatin ku banon Lulja. Kur arrin aty, Lulja refuzon të dalë jashtë dhe mes tyre plas sherri. Kjo gjendje i bën të dy të qajnë, në një skenë shumë qesharake.

Në anën tjetër, personazhi i dashur Basria gjendet në banesën e Norës. Më saktësisht, ai gjendet në banjo, për shkak se konsumimi i ushqimit të thatë e ka obliguar të mbyllet aty. Ai mbetet aty katër orë. Nora ka ditëlindjen dhe Basria mendon t’ia bëj një befasi.

Këto janë vetëm disa nga ndodhitë që ndodhin në episodin e ri. Seriali Schengen Visa shfaqet çdo të diel nga ora 20:00 në GjirafaVideo.

Personazhet e Schengen Visa, edhe pse gjinden të izoluar, kanë arritur të na bëjnë të qeshim me situatat e tyre dhe problemet që hasin në izolim.

Episodin e 51-të të titulluar “Pasojat” mund ta shikoni duke klikuar këtu.

Exit mobile version