Deputeti Bekim Haxhiu i njoftur si Kamishi ka kërkuar qe të shpallet gjendja e jashtëzakonshme sa nuk është bërë shumë vonë, ndërtjera ka thënë qe nuk kemi kohë për improvizime e kamuflime.
“Gjendja e jashtëzakonshme duhet të shpallet sa nuk është bërë shumë vonë. Sepse nuk kemi kohë për improvizime e kamuflime, por për vendime në mbrojtje të shëndetit të qytetarëve”, ka shkruar deputeti Haxhiu ne rrjetin social facebook.
Më poshtë gjeni postimin e tij:
Gjendja e jashtëzakonshme duhet të shpallet sa nuk është bërë shumë vonë. Sepse nuk kemi kohë për improvizime e kamuflime, por për vendime në mbrojtje të shëndetit të qytetarëve.
Qytetet e Kosovës njëra pas tjetrës po hynë në karantinë.
Komunat veriore te izoluara me vendim të Qeverisë së Serbisë. Deri më tani 283 të infektuar, përderisa këtu nuk janë llogarituar të gjitha 44 rastet në veri. Po ashtu në 7 rastet me fatalitet, në statistika nuk janë të përfshira 2 rastet me fatalitetit në veri.
Qeveria Kurti ka mbetur peng i kundërshtimit të gjendjes së jashtëzakonshme dhe nuk ka vullnet që për interesin e përgjithshëm të qytetarëve të tejkaloj egon e protagonizmin e Albinit.
Me karantinim të pjesshëm të qyteteve dhe me masa shtesë nga Ministria e Shendetësisë, po kamuflohet e improvizohet gjendja e jashtëzakonshme, në vend që ajo të votohet në Kuvendin e Kosovës.
Në sa raste duhet me arrit numri i të infektuarve në vendin tonë, në mënyrë që Qeveria në detyrë të kuptojë që nuk bëhet politikë me shëndetin e qytetarëve?!
Koha po dëshmon se shpallja e gjendjes së jashtëzakonshme nga Kuvendi i Kosovës do të ishte vendimi më i mirë në mbrojtje të shëndetit të qytetarëve dhe ruajtje të sovranitetit dhe funksionalitetit të shtetit.
Gjithsesi, sikur Albini mos të kishte fobi nga gjendja e jashtëzakonshme, e të mos luftonte për egon e tij, për protagonizëm, sot do të kishim gjendje të jashtëzakonshme e jo karantinime një nga një të qyteteve të Kosovës dhe funksionalitet të shtetit tonë në veri.
Po të aprovohej me kohë gjendja e jashtëzakonshme Albin, nuk do të ishte shkelës i kushtetutës, as Agimi nuk do të shkarkohej, rrjedhimisht nuk do të shkarkohej as Qeveria.
Nuk do të kishte politikë në pandemi, por unitet e bashkpunim në betejën kundër COVID-19.
Nese një muaj më parë Qeveria nuk ka qenë në gjendje ta kuptojë, sot duhet të reflektoj në këtë situatë, sepse nuk është koha për beteja politike, por për unitet në betejën kundër pandemisë COVID-19.
Një këshillë për ministrin Arben Vitia:
Doktor, ju sot duhet të jeni më shumë humanist se sa politikan, andaj mos improvizo as mos kamuflo, mos e shkel edhe ti Kushtetutën për hatër të shefit. Shkruaj kërkesë Presidentit qe të dërgoj në Kuvend dekretin për shpalljen e gjendjes se jashtëzakonshme.
Gjendja e jashtëzakonshme duhet të shpallet, sa nuk është bërë shumë vonë, sepse atëherë nuk ka çka i duhet pushteti e as protagonizmi askujt.