Site icon PrishtinaPress

Sarma, a ka ma mirë!

Përbërësit:
▪ një lakër
▪ 2 vezë
▪ gjysmë filxhani qumësht
▪ 2 filxhanë oriz të marinuar
▪ 500 g kërpudha
▪ 1 qepë
▪ 1 lugë rigon
▪ 1 lugë borzilok
▪ 1 karotë
▪ 1 kungulleshë
▪ kripë
▪ piper
▪ 250 g domate pa lëvore dhe pa fara
▪ 2 lugë lëng limoni
▪ salcë të specave të kuq
Përgatitja:

Lakrën ndajeni në fletë dhe njomeni secilën në ujë të njelmët. Priteni pjesën e brendshme nëse është tepër e trashë.
Karotën dhe kungulleshën grijeni në rende.
Në një enë të veçantë përzieni vezët me qumështin, orizin, kërpudhat, qepën, perimet dhe erëzat.
Ngjishni mirë dhe me masën e përftuar mbushni sarma.
Sarmat radhiten në një enë të thellë dhe u qiten salca e domateve.
Sarma në zjarr të lehtë zihen rreth një orë.
Për të bërë salcën pritni domatet sa më imët, shtoni kripën, piperin, salcën. Përzieni me lëngë limoni.

Exit mobile version