Site icon PrishtinaPress

Ibrahimovic beson tek titulli, paralajmëron rivalët

Zlatan Ibrahimovic vetëm pas një muaji që iu është bashkuar Manchester Unitedit është bërë lider i ri.
Sulmuesi suedez ka shënuar gola të rëndësishëm për ‘Djajtë e Kuq’, duke u treguar vendimtar.
Ai ka folur për mediat angleze duke thënë se beson në fitimin e titullit të kampionit.
“Unë besoj se mund të fitojmë titullin këtë edicion, e kam këtë vizion”,deklaroi Ibrahimovic.
“Duhet të punojmë fort për këtë dhe do të bëjmë gjithçka për të bezdisur të gjitha skuadrat e tjera, të cilat duan të fitojnë”.
“Tani jam i përqendruar për të ndihmuar skuadrën time për të fituar dhe pas dy ndeshjesh kemi dy triumfe, që është gjëja më e rëndësishme. Se kush shënon nuk ka shumë rëndësi, për sa kohë fiton”.
“Po, kam shënuar tre gola deri tani në Ligën Premier dhe jam i lumtur për këtë, por ky është vetëm fillimi”, deklaroi Ibra.

Exit mobile version