Samsung ka filluar të marrë para-porositë e para për Galaxy S8 dhe S8+ në Korenë Jugore sot.
Konsumatorët mund të porosisin modelin e rregullt me 4GB RAM dhe poashtu versionin Midnight Black Galaxy S8+ me 6GB RAM dhe hapësirë ruajtëse prej 128GB. Ky version do të kushtojë 957 euro.
Për momentin, Galaxy S8+ 6GB/128GB është i mundshëm për blerje vetëm në Kinë dhe Kore të Jugut mirëpo pritet që kompania ta lansojë pajisjen edhe në vende tjera.
Galaxy S8 kushton 775 euro ndërsa versioni 4GB i Galaxy S8+ kushton 820 euro.
Dërgesat e pajisjeve të para-porositura duhet të fillojnë pas 18 ditëve.