Site icon PrishtinaPress

Salihaj: Nuk ka logjikë nga të gjitha rastet të mos zbardhet asnjë

Ish-deputeti i LDK-së, Adem Salihaj, i ka akuzuar, ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi dhe ish-kryeparlamentarin, Kadri Veselin se me qëllim nuk kanë dashur t’i zbardhin vrasjet e pasluftës.

Ai në Debat Plus, ka thënë se po të donin 2 ish-liderët e PDK-së, Thaçi dhe Veseli, këto vrasje do të zbardheshin për 2 – 3 ditë.

“Nuk ka logjikë prej të gjitha këtyre rasteve të mos zbardhet asnjë, këta urdhërdhënësit kanë qenë aq të fuqishëm, saqë i kanë kontrollu të gjitha segmentet, edhe gjykatat edhe prokuroritë, policinë. I vetmi shpjegim, këta kanë qenë se këta i kanë mbrojt. Po të donin Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli, të gjitha këto vrasje zbardhen brenda 2-3 ditëve”, ka thënë ai.

Ai ka thënë se është i sigurt se Thaçi e Veseli qëndrojnë pas vrasjeve të pasluftës, shkruan Dukagjini.

Tutje Salihaj ka thënë se ekziston një raport i NATO-s, ku thuhet se plani i atentatit ndaj tij nga SHIKU.

Exit mobile version