Site icon PrishtinaPress

Shifra alarmante të largimit të të rinjve shqiptarë: Gjermania, destinacion i preferuar

Shqiptarët po vazhdojnë të largohen nga vendi i tyre dhe shifrat janë vërtetë shqetësuese.

Çdo fillim muaji, ambasada gjermane hap aplikimet për viza. Ato janë të ndara në viza të specializuara dhe të thjeshta.

“Në dorë kam mbi 300 aplikime të të rinjve që duan të shkojnë dhe të punojnë në Gjermani. Janë ende në pritje”, tha Ortensa Budlla.

“Kërkesat kanë qenë shumë të larta, u diskutua që do të hapeshin 10 mijë vende pune. Janë të ndara fazat e aplikimit, janë ato të specializuara që kërkon të kesh njohje të nivelit B2 të gjuhës dhe njohje të diplomës, procesi i marrjes së vizës shkon deri në 6 muaj. Është dhe aplikimi për fazën tjetër për profesionet e lira, në sektorin e ndërtimit, gastronomisë. Kuotat që ambasada vë në dispozicion janë në muaj rreth 200-300 aplikantë që e përfitojnë”, tha Aurela Baholli për Euronews Albania.

Sipas anketës kombëtare të emigracionit në familje, për vitet 2011-2019, të realizuar nga INSTAT dhe disa organizata ndërkombëtare rreth 50% e afro 177 mijë qytetarëve të larguar janë të rinj të moshës 15-29 vjeç. Deri në fund të vitit 2022, numri i të rinjve të larguar kalon mbi 100 mijë persona./PrishtinaPress/ 

Exit mobile version