Site icon PrishtinaPress

Sadiku: Veprimi i MINT për Klan Kosovën është puro politik

Naim Sadiku, anëtar i Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës, ka thënë se e kundërshtojnë vendimin e Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë për revokimin e licencës së biznesit të Klan Kosovës.

Në Info Magazine të Klan Kosovës, ai ka deklaruar se mbyllja e një  mediumi nga një qeveri nuk i ka hije vendit në Kosovën e pasluftës.

“Pikërisht një vendim të tillë, një veprim të tillë të Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë e kemi parë si vendim puro politik. Pra, që ka për qëllim cenimin e lirisë së medias, cenimin e lirisë së shprehjes dhe cenimin e lirisë së fjalës”.

“Prandaj, kemi kundërshtuar çfarëdo arsyetimi qoftë ligjor ose juridik nuk mund t’i vendoset dryni një mediumi në Kosovë. Kjo do të ishte rast i paprecedentë në Kosovën e pasluftës, pra që një qeveri mbyll një media në Kosovë. Kjo nuk do të kishte hije jo veç një ekzekutivi, as shtetit dhe asnjë qytetari që i përfaqëson vlerat demokratike”, ka thënë Sadiku.

Exit mobile version