Site icon PrishtinaPress

Ish diplomati: Izolimi ndërkombëtar i Kosovës i konvenon partisë në pushtet

Aktivisti i shoqërisë civile, Lulzim Peci, ka bërë një status në profilin e tij në Facebook duke deklaruar se ka qenë në protestën e sotme të gazetarëve kundër pushtetit.

Ish ambsadori i Kosovës në Suedi, Lulzim Peci shprehet se nuk ia ka marrë mendja ndonjëherë që “një çerek shekulli pas përfundimit të luftës në Kosovës, përfaqësuesit e mediave dhe shoqërisë civile do të protestojnë për cenimin e lirisë dhe pavarësisë së mediave dhe shprehjes së lirë…”

Ai tutje ka pretenduar që “izolimi ndërkombëtar i Kosovës i konvenon partisë në pushtet për ta shtyrë një diskurs të tillë publik ndaj mediave dhe fjalës së lirë.”

Peci ka thënë që ka bërë thirrje në protestë edhe për një proces gjyqësor të drejtë dhe të pavarur nga politika për rastin e Klan Kosovës.

 

Exit mobile version