Sadiku: Brenda LDK’së ka nis gara, kushdo që do  udhëheqë do e ketë bashkëpunimin tim, unë s’kam aspirata, të paktën jo tash

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Ermal Sadiku, ka reaguar lidhur me zhvillimet brenda kësaj partie, duke thënë se ka nisur një garë brenda saj, pjesë e së cilës, ai nuk është. Kësisoj,  ka kërkuar Sadiku, derisa të përfundojë gara, që të mos pyetet rreth saj dhe se me kë është.

Sadiku, ka deklaruar edhe se ai do të vazhdojë që të flasë për idetë dhe vizionin mbi të cilin duhet të rritet LDK’ja.

‘’ Kur të përfundojë gara, kushdo që merr përgjegjësinë e udhëheqjes, do ta ketë bashkëpunimin tim. Ashtu siç kam vepru deri tash, do t’i respektoj vendimet e përbashkëta, edhe kur personalisht nuk pajtohem me shumicën apo udhëheqjen. Sepse unë besoj që partitë dhe shteti ndërtohen me bashkëpunim, jo me përçarje. Me punë, jo me intriga. Me ide, jo me grupe’’, ka shtuar ai.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img