Rukiqi: Kryesia e LDK-së mbështet marrëveshjen me Lëvizjen Vetëvendosje

Kryesia e Lidhjes Demokratike të Kosovës i ka dhënë mbështetje marrëveshjes me Lëvizjen Vetëvendosje për emrin e Bekim Sejdiut për president.

Këtë e bëri të ditur anëtari i Kryesisë së LDK-së, Berat Rukiqi, pas mbledhjes së kryesisë.

Ai tha se kryesia vendosi me unanimitet për një gjë të tillë.

Se a do të rrinë 18 deputetët e kësaj partie në sallë, ai tha se mbetet të shihet nga qëndrimet e grupit parlamentar.

“Asnjë qëndrim kundër, përkundrazi pati lëvdata për krejt punën  dhe për integritetin akademik dhe profesional të zotëri Sejdiu. Kjo pastaj mbetet të shihet nga qëndrimet e grupit parlamentar”, tha ai.

Pas shumë takimeve, dje kreu i LDK-së Lumir Abdixhiku me kryetarin e LVV-së Albin Kurti, kanë arritur marrëveshje për kandidatin konsensual për president.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img