Por, kryeministri Edi Rama, vazhdon me tej Berisha, zgjodhi një rrugë tjetër, atë të taksimit të shqiptarëve me 5 deri në 10 euro.
Për ish-kryeministrin Berisha, rruga e cila u bë gjatë qeverisjes së tij, vendimi i Ramës është një turp kombëtar.
“Sot filloi taksa “Edvin”, 5 deri e 10 euro ne rrugen e Kombit!
Duke filluar nga sot, çdo automjet qe do kaloje ne rrugen e Kombit do paguaje taksen “Edvin”; 5 deri ne 10 euro!
Shqiperia nga Rruga e Kombit siguron mbi 300 milione euro te ardhura ne vit. Ne vend qe nje perqindje e tyre te perdoren per mirembajtjen e saj, Edvin Kristaq Rama takson shqiptaret pse udhetojne tek njeri tjetri! Turpi i Kombit! Sb”. –shkruan Berisha.
Duke filluar nga ditë e sotme, çdo automjet që kalon në rrugën e Kombit do të taksohet nga 5 deri në 10 euro.