Ai përmes një postimi në Facebook ka shkruar se të rënët në këtë tokë janë dëshmi se sa e shtrenjtë është liria.
“Sot bëhen 19 vjet nga masakra e kryer në fshatrat Celinë, Fortesë dhe Brestovc. I kujtojmë sot me dhimbje dhe krenari 75 martirët e Celinës, 69 martirët e Fortesës dhe 49 martirët e 5 dëshmorët e Brestocit. Të rënët në këtë tokë janë dëshmi se sa e shtrenjtë është liria dhe do të jetojnë në kujtesen e popullit gjithmonë. Lavdi të gjithë martirëve dhe dëshmorëve të Kosovës”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.