Përleshjet që ndodhën të mërkurën në Parlamentin e Hong Kongut të nxitura nga tri javë mosmarrëveshjesh në mes të ligjvënësve pro-pavarësisë dhe kundërshtarëve të tyre në Këshillin Legjislativ janë publikuar edhe online
Përleshja shpërtheu kur sigurimi u përpoq për të larguar një nga ligjvënësit, Sixtus “Baggio” Leung, i cili u mbrojt nga kolegët e pro-demokracisë.
Hong Kongu nuk është i vetmi vend ku mosmarrëveshjet ndërmjet ligjvënësve kanë shpërthyer në përleshje.
Revista më e madhe në botë, ‘Time’ e ka bërë një përmbledhje të situatave të ngjashme sikur në Hong Kong ku brenda parlamenteve të botës janë përdorur grushte.
Në këtë listë nuk ka munguar as Kosova, në parlamentin e së cilit janë përdorur shtyrje, sharje, karrige, vezë, gaz lotsjellës dhe sprej. /Lajmi.net