Site icon PrishtinaPress

Facebook nën hetime nga drejtësia gjermane

Për herë të parë, drejtësia gjermane po heton krerët amerikanë të Facebook, mes të cilëve themeluesin dhe drejtuesin Mark Zuckerberg.
Lajmin e bën të ditur e përjavshmja “Der Spiegel”, ku sqaron se krerët e rrjetit social akuzohen për mungesën e heqjes së përmbajtjeve kriminale, si kërcënime dhe mohime të genocidit hebre.
Sipas edicionit online të gazetës gjermane, hetimi po kryhet nga Prokuroria e Mynihut, që mes të tjerësh ka përfshirë edhe drejtoreshën operative të Facebook, Sheryl Sandberg, si dhe shefin e lobimit të rrjetit social në Europë, Richard Allan.

Exit mobile version