Site icon PrishtinaPress

Rrah fqinjët dhe sulmon policin, arrestohet i dyshuari

Policia ka njoftuar se është arrestuar një burrë në Fushë Kosovë, pasi ishte i përfshirë në një rrahje me disa nga fqinjët e tij, ka sulmuar edhe zytarin policor i cili ishte në krye të detyrës.

Lidhur me rastin nuk është raportuar për ndonjë të lënduar.

I dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregulltë.

Raporti i plotë:

“Fushë Kosovë 02.06.2023 – 12:50. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti, dyshohet se ishte i përfshirë në një rrahje me disa nga fqinjët e tij dhe po ashtu  ka sulmuar edhe  zyrtarin policor i cili ishte në kryerje të detyrës. Nuk raportohet për të lënduar, ndërsa i dyshuari pas intervistimit, në konsultim me prokurorin lirohet në procedurë të rregullt

Exit mobile version