Policia e Kosovës kërkon ndihmën e qytetarëve në ofrimin e informatave, të cilat do ta ndihmonin në arrestimin e 41-vjeçarit, Burim Agajt.
I dyshuari me nofkën “Gishti”, kërkohet për disa raste të veprave penale, ndër to edhe për tentim vrasjen e policëve, që janë raportuar në Policinë Rajonale në Gjilan.
“Të nderuar, për çdo informatë që mund të çojë në identifikimin e personit apo vendndodhjen e tij, mund të lajmëroni në stacionin më të afërt të Policisë së Kosovës apo përmes numrit 192”, thuhet në njoftim.
Policia ka bërë publike edhe fotografinë e të dyshuarit.