Site icon PrishtinaPress

Rita Ora pas largimit nga Kosova: Jam krenare që jam shqiptare

Këngëtarja me famë botërore, Rita Ora ka qëndruar dje në Kosovë.
Në koncertin e mbajtur në Prishtinë, ajo  ka realizuar performancë spektakolare për të  gjithë të pranishmit që kishin shkuar për ta dëgjuar nga afër atë, shkruan lajmi.net.

E emocionuar dhe duke folur në gjuhën shqipe, Rita këndoi disa këngë nga repertori i saj, përfshirë edhe projektin e fundit “For You”.

Pas largimit nga Kosova, këngëtarja ka treguar emocionet e para, duke zbuluar edhe shifrën e personava të pranishëm në koncert, kurse shtoi edhe fjalët “Jam krenare, jam shqiptare”.

“Më treguan që ishin rreth 300.000 vetë që erdhën të më shikonin mua sonte. Urime Dita e Pavarësisë. Nuk mund të isha askund tjetër në botë. Ne e filluam këtë bashkë, nuk mund të isha këtu pa ju. Falēnderim i veçantë ekipit tim @elenaora, @amantinatolaj @lonismithhh @kyledevolle @tawbox @lisalaudat1 @thetouringgroup Adrian, Luan dhe ekipit të gjerë të qeverisë. Afër 10 vjet në lojë dhe kjo ndjenjë kurrë nuk largohet. Jam falënderuese, Jam krenare, jam shqiptare. Deri herën e ardhshme. Ndalesa e ardhshme, Britania. #Kosova10”, ka shkruar Rita në statusin e saj.

Exit mobile version