Site icon PrishtinaPress

Porosia e 97-vjeçarit për Bekim Jasharin

Kryetari i komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, në kuadër të festës së 10-vjetorit të pavarësisë së Kosovës, takoi banorin më të moshuar në Skenderaj.

Kryetari Jashari u shpreh se “meqë jemi duke e shijuar festën e Pavarësisë së Kosovës në 10 vjetorin e saj, me aktivitete gjithandej, sot pata kënaqësi ta pres në zyrë Bacën Sadik, që mban epitetin e banorit më të vjetër të Komunës së Skenderajt”.

Ai tha se Baca Sadik 97-vjeçar, por me mendje të kthjellët dhe shëndet të mirë. “Ka lindur në vitin e largët, më 1921”.

“Historia e tij është e dhimbshme me vuajtjen që ka përjetuar në tri luftëra, secila më e dhunshme se tjetra. Ka përballuar secilën prej tyre, kurse sot Baca Sadik është në gjendje të mirë shëndetësore, me familje të mrekullueshme, e cila kujdeset shumë për një pleqëri të rehatshme të kryefamiljarit të tyre”.

“Baca Sadik, më porositi që të vazhdojmë të punojmë të bashkuar për të ardhmen e këtij vendi, duke mos harruar të kaluarën e popullit tonë”, ka theksuar Jashari.

Exit mobile version