Rita Ora, e njohur për stilin e saj të guximshëm dhe energjinë në skenë, performoi me sukses në hapjen verore të Westfield Hamburg-Uberseequartier këtë fundjavë, shkruan Gazeta Sinjali.
E veshur me reçipeta të zeza dantelle, pantallona të shkurtra dhe çizme deri në gju, këngëtarja 34-vjeçare elektrizoi publikun me hitet “Hot Right Now” dhe “Your Song”.
Pas koncertit, Rita u përball me një moment të pazakontë kur muzikanti viral Liam C, i njohur për serenatat e tij të papritura ndaj yjeve si Dua Lipa dhe Stormzy, hipi në makinën e saj dhe i këndoi live këngën “Dolla Dolla” me ukulele.
Edhe pse reagoi me mirësjellje dhe një “Më pëlqeu shumë”, Rita nuk arriti ta fshehë plotësisht sikletin, duke lënë ndjekësit të komentojnë: “Fytyra e saj i tha të gjitha”.
Megjithatë, ylli shqiptar vazhdon të jetë një forcë e pakonkurrueshme në skenën ndërkombëtare, duke sjellë stil dhe muzikë në çdo hap të karrierës së saj.






